La Liga

Zyrtare, Kieran Trippier nënshkruan me Atleticon e Madridit

Kieran Trippier është zyrtarisht lojtar i Atleticos së MAdridit. 28-vjeçari ka nënshkruar me “Los Colchoneros” një kontratë për tre sezonet e ardhshme.

Mbrojtësi i rritur në akademinë e Manchester City-t e që në Angli ka luajtur me Burnsley, Bunrley dhe Tottenhamin, i ka kushtuar klubit madrilen 20 milionë paundë.

Që nga viti 2015, kur iu bashkua Tottenhamit nga Burnley, Tripper ka  luajtur më Spurs në 114 ndeshje gjatë katër sezoneve, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë 24 asiste. Sezonin e kaluar, ai ishte një lojtar kyç për formacionin e Pochettinos, që arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Anglezi është një mbrojtës i plotë dhe mund të luajë në mesfushë dhe ka një këmbë fantastike të djathtë.

 

 

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency