Kategoria Superiore

Zyrtare/ Kukësi “blindon” një titullar, firmos deri në 2025

Rinovim te Kukësi. Klubi i Superiores ka zgjatur bashkëpunimin me Angelo Tafas, portierin që mbylli sezonin e dytë me verilindorët.

21-vjeçari, një titullar fiks i Kukësit, ka firmosur deri në vitin 2025. Tafas ka luajtur më parë me Shqipërinë U21, teksa është grumbulluar edhe me kombëtaren e madhe.

FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin Angelo Tafas për të rinovuar kontratën edhe për 3 sezone të tjera. Portieri 21-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2025, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

Tafas erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Tafas është grumbulluar edhe nga Kombëtarja duke u aktivizuar me Shqipërinë U21.  Klubi i Kukësit i uron suksese portierit Tafas”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit shqiptar.

Drejtuesit e Kukësit firmosën katër ditë më parë me mbrojtësin Antonio Ilieski, mesfushorin Kristi Kote dhe sulmuesin Ante Zivkovic, ndërkohë që po punojnë për të rinovuar me kapitenin Gjelbrim Taipi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency