Lajme

Zyrtare/ Liverpool humbet “gjeniun” e merkatos, projektohet kalimi te Newcastle

Michael Edwards mban postin e drejtorit sportiv të Liverpool prej nëntorit të vitit 2016, teksa ka kryer edhe detyra të tjera te klubi i famshëm anglez.

42-vjeçari ka zhvilluar një punë fantastike në merkato, duke i dhuruar trajnerit Jurgen Klopp lojtarët e duhur për të triumfuar në Premier League dhe Champions League.

Edwards ia ka bërë të qartë drejtuesve të “The Reds” se do të largohet në fund të sezonit, moment kur i mbaron kontrata.

Sky Sport UK shkruan se emri i Edwards lidhet me Newcastle, aty ku e pret një buxhet i madh në merkato, teksa do të zëvendësohet te Liverpool nga Julian Ward, i cili mbante postin e zv drejtorit sportiv.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency