Zyrtare/ Manchester City “peshkon” sërish te Dortmund, firmos për 5 sezone me mbrojtësin
Pas rezultimit të një suksesi të vërtetë të afrimit të Erling Haaland, Manchester City ka “peshkuar” sërish te Borussia Dortmund.
Kampionët në fuqi të Anglisë, kanë zyrtarizuar afrimin e Manuel Akanji. Për kartonin e 27-vjeçarit, City u ka paguar gjermanëve plot 17 milionë euro.
Mbrojtësi ka firmosur me Manchester City-n dhe do jetë nën urdhrat e Pep Guardiolës, për plot 5 sezone, pra deri në 2027-ën.

Gjatë katër viteve që kaloi me Dortmund, Akanji numëron plot 158 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Duke folur për kalimin te City, 27-vjeçari tha: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, nuk mund të pres që të vazhdojë”



