Zyrtare/ Marseille përforcon sulmin, firmos me 30-vjeçarin afrikan
Cedric Bakambu është lojtari më i ri i Marseille. Klubi francez ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit nga Republika Demokratike e Kongos me anë të një postimi në Twitter.
30-vjeçari i dha fund aventurës me kinezët e BJ Gouan, ekip ku u aktivizua në katër vitet e fundit. Bakambu ka firmosur një kontratë 2.5-vjeçare me Marseille.

Rikthim në futbollin europian për sulmuesin afrikan, i cili më parë është aktivizuar me skuadra si Villareal, Bursaspor dhe Sochaux.
Marseille ndan vendin e dytë me Nice në Ligue 1, teksa ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ve në Conference League, aty ku do të ketë përballë azerët e Qarabag.
Quiz Cat: No Quiz found



