Kategoria Superiore

Zyrtare, Mirel Josa largohet nga drejtimi i Kukësit!

Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Rezultatet jo shumë pozitive me trajnerin kryeqytetas në stolin me verilindorët që e mbyllën këtë sezon poshtë pritshmërive duke u renditur në vendin e 6-të, detyruan drejtuesit e klubit të ndërprisnin bashkëpunimin me Josën i cili tashmë është një trajner i lirë në treg. Josa kishte kontratë me Kukësin edhe për sezonin e ardhshëm por siç njofton vetë klubi verilindor në faqen zyrtare palët me konsensus kanë rënë dakort për ndërprerjen e bashkëpunimit. Nuk dihet ende emri i ri që do të pasojë Josën në stolin e skuadrës verilindore por duke parë edhe objektivat e klubit që sezonin e ri me shumë gjasa do t’i luajë ndeshjet në stadiumin e ri në Kukës, pritet që emri i trajnerit të ri të jetë një emër i njohur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency