Zyrtare, Nani rikthehet në Itali, i çudit të gjithë me zgjedhjen e tij!
Aventurë e re në Itali për Luis Nanin. Ish lojtari i Manchester United i cili në vitet e fundit ishte aktivizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Orlando City, do ta vazhdojë karrierën në Itali. Luis Nani ka firmosur zyrtarisht me Venezian me klubin e ngjitur në këtë sezon në Serie A që ka përfituar nga fakti që portugezi prej disa muajsh ishte lojtar i lirë për ta afruar me parametër zero. Nani në Itali në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Lazios. Për Venezian ai konsiderohet një vlerë e shtuar.



