Premier League

Zyrtare: Newcastle prezanton trajnerin e ri, firmos deri në 2024

Newcastle do të drejtohet në stol nga Eddie Howe. “Qymyrxhinjtë” kanë zyrtarizuar akordin me trajnerin anglez, i cili ka firmosur deri në verën e vitit 2024.

43-vjeçari drejtoi Bournemouth në dy periudha: 2008-2011 dhe 2012-2020, teksa ka provuar edhe një aventurë në krye të Burnley.

Shumë emra u përfolën për stolin e klubit anglez. Antonio Conte dhe Unai Emery ishin dy nga preferencat e pronarëve të rinj, por i pari zgjodhi Tottenham ndërsa i dyti vendosi të vijonte punën te Villareal.

Arabët e PIF do të investojnë fuqishëm në merkato, me objektivin për të krijuar një skuadër sa më të fortë dhe fituese.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency