Featured

Zyrtare, Partizani firmos me talentin e Bylisit

Partizani ka “peshkuar” te Bylisi, ndërsa ka blerë talentin e ballshiotëve, Marçelino Preka. Në një postim në rrjetet sociale Bylisi bën me dije se 19-vjeçari është shitur te “Të kuqtë” e kryeqytetit.

Në njoftimin e ballshiotëve ndër të tjera theksohet se kalimi i mbrojtësit te Partizani është bërë i mundur pas ndërmjetësimit të babait të Elseid Hysajt, Gëzim Hysajt.

“ZYRTARE!

Klubi ynë njofton shitjen e Marçelino Prekës te klubi i Partizanit.

Arrihet marrëveshja për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar, një prej talenteve më premtues të skuadrës sonë dhe futbollit shqiptar, pjesë e Shpresave U-21, Marçelino Preka, në klubin e Partizanit.

Kishte një interesim konkret prej dy muajsh nga ana e drejtorit sportiv të klubit të Partizanit, Z. Elton Marini i deleguar nga presidenti i skuadrës së kuqe, Z. Gazmend Demi, për të hyrë në tratativa me klubin tonë dhe presidentin Besnik Kapllanaj për transferimin e Prekës.

Në parim marrëveshja ishte dakordsuar dhe sot transferimi falë përkujdesjes së klubit tonë dhe vetë presidentit Besnik Kapllanaj në bashkëpunim edhe me zyrtarët e klubit të kuq është zyrtarizuar. Duam të sqarojmë se grupe të ndryshme menaxheriale kanë tentuar të infiltrohen në këtë marrëveshje, por çdo gjë është arritur falë marrëveshjes midis dy klubeve. Deri më sot të gjithë menaxherët kanë pasur vetëm fjalë dhe asgjë konkrete lidhur me lojtarin në fjalë.

Nga sot, Marçelino Preka është zyrtarisht lojtar i Partizanit.

FK BYLIS i uron suksese Marçelino Prekës, dhe pse jo eksperienca në një nga klubet e njohura dhe me histori në vendin tonë, t’i shërbejë që së shpejti ta shohim në një klub dhe kampionat të njohur jashtë vendit! Në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës ndërmjetësit Gëzim Hysaj, babai i kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj, për ndihmën e dhënë në kohën që talenti Preka firmosi 2-vite më parë në klubin tonë.

Suksese kampioni Marçelino Preka!”-shkruan klubi i Bylisit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency