Kategoria Superiore

Zyrtare/ Partizani “i rrëmben” Kamzës mbrojtësin vlonjat

Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe Supersport gjatë ditës së sotme, Hektor Idrizaj është transferuar përfundimisht te skuadra e Partizanit.

Marrëveshja, që kishte nisur të diskutohej prej ditësh, është konkretizuar mbrëmjen e sotme, ku mbrojtësi ka hedhur edhe firmën mbi kontratë.

Anësori vlonjat ishte pjesë e Kamzës deri ditën e sotme, por situata e vështirë financiare atje, bëri që të kërkojë largimin.

Me Partizanin, Idrizi ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për 18 muaj dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency