Zyrtare, përcaktohet stadiumi dhe data për derbin e Italisë!
Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë për edicionin e vitit 2021 një ekskluzivitet i Supersport do të zhvillohet në mitikun San Siro. Derbi i Italisë, Inter-Juventus do të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e zikaltërve në 12 janar. Vendimi ishte marë prej javësh por u vendos vetëm në mbledhjen e fundit të Asamblesë së mbajtur në ligën italiane të futbollit. Ashtu si një vit më parë kur dueli Napoli-Juventus u luajt në Reggio Emilia edhe në këtë edicion Superkupa e Italisë do të luhet në Apenine me ndryshimin që do të zhvillohet në stadiumin San Siro, duke hedhur poshtë kështu pistën Arabi Saudite edhe në këtë edicion.



