Zyrtare/ Përforcim nga City, Marseille prezanton mbrojtësin e Kombëtares
Përforcim nga Premier League për Marseille. Klubi i njohur francez ka siguruar shërbimet e Issa Kabore, i cili është zyrtarizuar ditën e sotme. Mbrojtësi i djathtë është huazuar nga Manchester City në “Velodrome”.
https://twitter.com/i/status/1559872673559171074
21-vjeçari, i cili numëron 27 ndeshje dhe 2 gola me Burkina Fason, u ble nga “Cityzens” për 4.5 milionë euro në verën e vitit 2020. Kabore ende nuk ka debutuar me ekipin e Pep Guardiolës, ndërkohë që dy sezonet e fundit i kaloi i huazuar te Mechelen (Belgjikë) dhe Troyes (Ligue 1).
Në akordin e arritur me kampionët e Anglisë mundësohet blerja e anësorit nga Marseille në fund të sezonit për 20 milionë euro. Tifozët presin titullin kampion që mungon prej vitit 2010, por rrëzimi i PSG-së nga froni do të jetë një mision tepër i komplikuar për djemtë e Igor Tudor.
Marseille e filloi sezonin 2022/2023 në Ligue 1 me barazimin 1-1 në fushën e Brest, teksa sfidën e radhës e luan në “Velodrome” përballë Nantes (20 gusht).
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



