Zyrtare, Pioli trajner i Milanit, sot zhvillon stërvitjen e parë
Stefano Pioli është zyrtarisht trajner i Milanit. 53-vjeçari ka firmosur në orët e mëngjesit kontratën 2-vjeçare me kuqezinjtë, nga e cila do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon. Pas prezantimit do të bëjë ballafaqimin e parë me skuadrën, ndërsa në orën 15:30 do të zhvillojë sikurse është programuar seancën stërvitore.
Ky është njoftimi i Milanit:
“AC Milan njofton se ia ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë zotit Stefano Pioli. I lindur në Parma më 20 tetor 1965, Stefano Pioli e ka nisur karrierën si trajner në vitin 1999. Në vitin 2006 debutoi në Serinë A me në krye të Parmës, më pas ka drejtuar ekipe të tjera si Chievo Verona, Palermo, Bologna, Lazio dhe Inter, para se të merrte drejtimin e Fiorentinën në vitin 2017. Stefano Pioli i bashkohet Milanit me një kontratë dyvjeçare. Klubi i rezervon Piolit dhe bashkëpunëtorëve të tij një mirëseardhje të ngrohtë dhe i uron punë të mbarë.”



