La Liga

Zyrtare/ Pranoi uljen 60% të pagës, edhe një vit te Barça

Sergi Roberto do të luajë me Barcelonën të paktën edhe për një sezon, pasi zgjati marrëdhënien e tij kontraktuale deri më 30 qershor 2023. Kapiteni i tretë i skuadrës së Barçës nënshkroi kontratën e re këtë të premte në zyrën e presidentit Joan Laporta me një ulje rroge të konsiderueshme që arrin në 60%. Paga e tij do të jetë pesë milionë euro bruto.

Futbollisti i lindur në Reus, i cili mbushi 30 vjeç më 7 shkurt, ishte i shoqëruar në momentin e firmës nga bashkëshortja e tij, Coral Simanovich, dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, Josep Maria Orobitg dhe Oscar Tena, nga “Tactic Grup”.

Sergi Roberto do të nisë në këtë mënyrë fazën parasezonale më 4 korrik nën komandën e Xavi Hernándezit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency