Serie A

Zyrtare/ Rikthim pas 16 vitesh, Empoli i shqiptarëve zgjedh trajnerin e ri

Empoli, ekip ku bëjnë pjesë Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Ardian Ismaili dhe Samir Ujkani ka zgjedhur Paolo Zanettin në vend të Aurelio Andreazzolit, me këtë të fundit që drejtori skuadrën toskane në periudhën qershor 2021-qershor 2022.

Në vend të Andreazzolit është zgjedhur Zanetti, i cili drejtoi Venezian sezonin e kaluar, duke mos arritur të mbajë skuadrën në elitën e futbollit italian.

39-vjeçari, i cili ka luajtur me Empolin në vitet 2003-2006, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Empolin, me opsionin për zgjatjen e bashkëpunimit me një tjetër vit, pra deri në vitin 2025.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency