Premier League

Zyrtare/ Rinovim pas fitores në ECL, Leicester “blindon” krahun e djathtë

Leicester City fitoi dje 4-1 ndaj Randers në takimin e parë të raundit të 1/16-ve në Conference League. Kualifikimi mund të cilësohet çështje e mbyllur, teksa “Dhelprat” cilësohen si një nga skuadrat që mund të luajë në finalen e madhe, që do të zhvillohet më 25 maj në “Air Albania”.

Drejtuesit e klubit anglez kanë rinovuar me një titullar ditën e sotme. Ricardo Pereira, i cili erdhi nga Porto në vitin 2018 për shumën e 20 milionë eurove, ka firmosur kontratën e re deri më 2026.

Anësori i djathtë portugez (7 ndeshje me kombëtaren luzitane). “Jam shumë i lumtur për rinovimin, ndihem shumë mirë te Leicester, mendoj se edhe në klub janë të kënaqur, kështu që nuk ka më bukur”, deklaroi Pereira pas rinovimit.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency