Serie A

Zyrtare/ Rinovon Theo Hernandez: Refuzova shumë oferta për Milanin

Akordi ishte arritur prej kohësh, ndërsa tani vjen edhe zyrtarizimi: Theo Hernandez do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2026.

Mbrojtësi i majtë ka firmosur kontratën e re me kuqezinjtë, nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro neto në sezon + bonuset.

Më donin edhe klube të tjera, por unë mendoja vetëm për Milanin, dëshira ime ishte të qëndroja këtu. Jam ndjerë mirë që prej ditës së parë që erdha këtu.

Kjo është arsyeja pse rinovova, tani dihet të vazhdojmë t’i bëjmë mirë detyrat tona. Ndihem realisht shumë mirë te Milani, jam i lumtur.

Jam ende i ri dhe duhet të përmirësohem. Me Piolin jam rritur shumë si njeri dhe futbollist. Më pëlqen shumë të sulmoj kur kam topin në këmbë.

Unë dua të mbërrij në portën kundërshtare, pastaj nëse ka lojtar të lirë ia pasoj atij topin. Kemi kohë që po luajmë bukur dhe duhet të vazhdojmë kështu.

Në futboll është e rëndësishme të argëtohesh, përndryshe bëhet e vështirë për të luajtur”, deklaroi 24-vjeçari, rinovimi i gjashtë i Milanit pas Piolit, Kjaer, Saelemaekers, Gabbias dhe Calabrias.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency