Merkato

Zyrtare/ Shkëlqeu në Kupën e Afrikës, Leipzig huazon mesfushorin në Spanjë

Leipzig investoi 16 milionë euro verën e kaluar për Ilaix Moriba. Klubi gjerman bleu kartonin e mesfushorit qëndror nga Barcelona, por 19-vjeçari nuk ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari.

Pak minuta aktivizim me nënkampionët e Gjermanisë, të cilët kanë zgjedhur ta huazojnë te Valencia. Dy klubet kanë zyrtarizuar marrëveshjen mes tyre në lidhje me lojtarin nga Guinea.

Moriba po aktivizohet me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku u shpall lojtari më i mirë i ri në fazën e grupeve. Rrugëtimi i Guineas në këtë turne përfundoi në raundin e 1/8-ve pas humbjes 1-0 ndaj Gambias.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency