Kategoria Superiore

Zyrtare, Skënderbeu godet në merkato, firmos sulmuesi Bismark!

Ngissah Bismark është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Skënderbeut dhe mund të konsiderohet goditja e madhe e bardhekuqëve në këtë merkato verore. 23-vjeçari i cili ishte pa kontratë ka zgjedhur pikërisht korçarët për të vazhduar karrierën me shpresën se te Skënderbeu mund të ndjekë gjurmët e Ali Sowe dhe skuadra e Migen Memellit mund t’i shërbejë si një trampolinë për të ardhmen ashtu siç ndodhi me sulmuesin nga Gambia që tashmë është pjesë e Rostov në Premier Leaguen ruse. Ka qenë vetë klubi korçar që ka zyrtarizuar afrimin e Bismark i cili ka firmosur për një sezon me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Për 23-vjeçarin i cili ashtu si Sowe e Ekuban ka dalë nga akademia e Chievos, Skënderbeu mposhti konkurencën e Vllaznisë që gjithashtu interesohej për sulmuesin. Bismark pasi u zyrtarizua nga Skënderbeu, nisi edhe stërvitjen me korçarët duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë transferim te bardhekuqtë. Sulmuesi ganez në vitet e fundit është aktivizuar në Serinë C italiane me klube si Viterbese, Imolese, Vis Pesaro e Pro Sesto dhe do të jetë një vlerë e shtuar në sulmin e skuadrës së drejtuar nga Migen Memelli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency