Zyrtare, Solomon largohet nga Kroacia, firmos për 2 vite me Ballkanin!
Përfundon ende pa nisur aventura e Theophilus Solomon në Kroaci. Ish-sulmuesi i Partizanit i cili pas aventurës në Kuvajt me Al Qadsia u transferua në Kroaci te Istra gjatë kësaj vere po ende pa debutuar në një ndeshje zyrtare Solomon është larguar duke zgjedhur edhe destinacionin e ri se ku do ta vazhdojë karrierën. Solomon është transferuar zyrtarisht në Kosovë te Ballkani me të cilët ka firmosur për 2 vite.



