Premier League

Zyrtare, Southampton shkarkon Mark Hughes

Lajmi ishte në ajër prej disa ditësh por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Mark Hughes nuk është më trajneri i Southampton. Barazimi 2-2 ndaj Manchester United të shtunën me shenjtorët që shpërdoruan një avantazh prej dy golash i ka hedhur përfundimisht benzinë zjarrit, me drejtuesit e Southampton që kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra trajnerin uellsian për shkak të rezultateve të dobëta. Ish trajneri i Manchestert City-it e mori drejtimin e Southampton në mars të vitit të kaluar duke e shpëtuar skuadra nga St Mary Stadium nga rënia në Championship. Megjithatë në këtë sezon Hughes nuk i përmbushi aspak pritshmëritë e drejtuesve pasi pas 14 javëve kampionat Southampton pozicionohet në vendin e 18-të të Premier League me vetëm 9 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency