Itali

Zyrtare, sulmuesi shqiptar bashkohet me Udinesen

Sulmuesi shqiptar Kleis Bozhanaj është bashkuar me skuadrën e Udineses. Nga mediet italiane raportohet se 21-vjeçari ka firmosur me Udinesen kontratë një vjeçare.

Sezonin e shkuar ai ishte pjesë e Casa Pia në Portugali, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e italianëve për një vit në formë huazimi.

Më parë shqiptari ka luajtur edhe me Spezian dhe Empolin në Itali, kështu që e njeh mirë kampionatin italian dhe bën një rikthim aty.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency