Zyrtare/ “Superliga objektivi ynë”, ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit rikthehet në Turqi
David Domgjoni ka nisur një aventurë të re në Turqi. Mbrojtësi nga Prizreni, i cili ka luajtur në Superiore me ekipe si Tirana, Laçi dhe Kastrioti, dhe Lirinë në Kosovë, është rikthyer në futbollin turk pas aventurës me Termalica në Poloni në faën e dytë të sezonit të fundit.
25-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Manisa FK, ekip që garon në divizionin e dytë në Turqi. “Jam shumë i lumtur që bashkohem me Manisan. Kam luajtur edhe më parë në Turqi, rikthehem për të qenë sërish i suksesshëm.

Objektivi dhe synimi ynë është ngjitja në Super Lig, shpresoj t’ia dalim”, deklaroi Domgjoni pas firmosjes së kontratës. Manisa është klubi i dytë turk për qendërmbrojtësin pas Menemespor, ndërkohë që u transferua në Zvicër te Luzern pas largimit nga ekipi turk.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



