Futboll

Zyrtare, UEFA “fundos” Skënderbeun, konfirmon dënimin e rëndë

Tashmë është zyrtare. UEFA përdor dorën e hekurt ndaj Skënderbeut duke marrë vendimin më të rëndë në historinë e saj ndaj një klubi futbolli. Ajo që i trembeshin të gjithë në Korçë dhe në Shqipëri tashmë është bërë realitet pasi qeveria e futbollit europian ka pranuar kërkesën e dy inspektorëve të saj pranë komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA, duke përjashtuar me 10 vite nga kompeticionet europiane klubin bardhekuq dhe duke e dënuar me 1 milion euro gjobë Skënderbeun. Dënimi është dhënë në datën 21 mars por vetëm sot ka dalë në dritë dokumenti i plotë i UEFA-s që fundos klubin korçar. Merr fund në mënyrën më të keqe historia e suksesit të Skënderbeut në Shqipëri dhe në Europë gjatë dekadës së fundit me klubin bardhekuq që duhet të vuajë tashmë pasojat për përfshirjen në fiksimin e rezultateve të disa sfidave.  Skënderbeu ka një afat prej 60 ditësh për ta kundërshtuar dënimin e UEFA-s që e shkatërron si skuadër me klubin korçar që pritet ta ankimojë çështjen në KAS-in e Lozanës me shpresën se do t’i ulet dënimi dhe do të ketë të paktën mundësi të marrë pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm nëse vendimi i KAS do të vonojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency