La Liga

Zyrtare/ Unai Emery rikthehet në Spanjë, nënshkruan për 3 sezone me klubin e njohur

Vetëm pak muaj pasi u shkarkua nga pankina e Arsenalit, trajneri spanjoll Unai Emery gjeti një tjetër pankinë për të drejtuar, pasi nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Villarealit.

Këta të fundit e mbyllën sezonin në vendin e 5-të dhe do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm, ndaj kanë vendosur t’ia besojnë pankinën një eksperti të këtij kompeticioni si Emery, që e ka fituar tre herë këtë trofe me Sevillan.

Gjatë karrierës së tij Emery ka drejtuar përveç andaluzianëve të Sevillas, edhe kampionët francezë të Paris Saint Germain dhe së fundi londinezët e Arsenalit, ku qëndroi për më shumë se një sezon dhe u shkarkua nëntorin e kaluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency