Zyrtare/ “Unik dhe i pazëvendësueshëm”, Juventus rinovon me një titullar
Tjetër rinovim te Juventusi. Klubi italian ka arritur akordin me Juan Cuadradon për rinovimin deri në vitin 2023. Kontrata e anësorit të djathtë kolumbian përfundonte në qershor, por aventura në Torino do të vazhdojë.
“Unik dhe i pazëvendësueshëm. Dhe është e mrekullueshme të jemi sërish bashkë, Panita!”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhezinjve.
33-vjeçari ka fituar 11 trofe me Juventusin, ka zhvilluar 262 ndeshje dhe numëron 24 gola dhe 53 asiste, nga të cilat 5 gola dhe po kaq asiste vetëm në sezonin aktual.
Max Allegri e vlerëson shumë lojtarin latin, i cili mund të bëjë çdo rol në linjën e djathtë. Një rinovim që gëzon trajnerin dhe vlerëson punë pozitive të futbollistit.
https://twitter.com/i/status/1514906494717906945



