Bundesliga

Zyrtare, Van Bommel, trajneri i ri i Wolfsburg!

Wolfsburgu gjen pasuesin e austriakut Oliver Glasner i cili la “ujqërit” për të kaluar te Eintracht Frankfurt. Trajneri i ri i Wolfsburgut është një holandez. Do të jetë Mark Van Bommel ai që do ta drejtojë skuadrën nga Volksvagen Arena edhe në grupet e Champions League pasi ish-trajneri i PSV Eindhoven ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ujqërit. Ish-mesfushori holandez ka qenë pa punë që nga dhjetori i 2019-ës kur u shkarkua nga stoli i PSV Eindhoven. Van Bommel është një njohës i mirë i gjuhës gjermane pasi për disa sezone është aktivizuar me Bayern Munich.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency