Premier League

Zyrtare/ “Veterani” rinovon me Liverpoolin: Klub unik, jemi më të uritur se kurrë

James Milner do të qëndrojë edhe një sezon te skuadra e Liverpoolit. Mesfushori anglez ka rinovuar me një vit kontratën me “The Reds”.

Aktualja i përfundonte më 30 qershor, teksa në bazë të akordit me drejtuesit e klubit aventura e 36-vjeçarit me Liverpoolin do të zgjasë deri në vitin 2023.

Jam shumë i lumtur që do të qëndroj edhe një sezon. Trajneri ishte i qartë për atë që mendonte, Klopp ishte një faktor i rëndësishëm për rinovimin.

Në fund ishte një vendim i marrë nga unë, me mbështetje nga familja dhe gjithë njerëzit që e bëjnë Liverpoolin këtë që është.

Nuk ishte e thjeshtë të ikja diku tjetër. Sezoni i fundit ishte i jashtëzakonshëm, edhe pse nuk përfundoi ashtu siç donim.

Jemi një klub unik, do të jemi më të uritur në të ardhmen”, deklaroi mesfushori potent anglez, i cili është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency