Featured

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës, detajet e akordit me “xholin” dardan

Esat Mala është lojtari më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran ka zyrtarizuar afrimin e ish-lojtarit të Partizanit nëpërmjet një komunikatë në faqen zyrtare.

23-vjeçari dardan ka ditë që i është bashkuar skuadrës së Mirel Josës në stërvitje, ndërkohë që ka firmosur deri në vitin 2024 me kuqeblutë.

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton zyrtarizimin e akordit të arritur me lojtarin Esat Mala i cili do të jetë pjesë e Vllaznisë në dy sezonet e ardhshme. Mirë se erdhe Esat Mala!”, shkruan Vllaznia.

Mala, i cili shënoi një gol në 12 ndeshje me Shqipërinë U21, u shpall kampion me Partizanin në vitin 2019, ndërkohë që shpreson të fitojë titullin edhe në Shkodër.

Një përforcim i rëndësishëm për teknikun Josa, i cili mund të aktivizojë lojtarin në disa pozicione, si atë të mesfushorit, anësorit të djathtë dhe sulmuesit të krahut.

Mala është afrimi i radhës te Vllaznia, që më parë ka firmosur me lojtarë si Lorik Boshnjaku, Herald Marku, Rejan Alivoda, Marko Juric, Dajan Shehi, Kristijan Vulaj, ndërkohë që u rikthye edhe sulmuesi Kaina pas huazimit te Kastrioti.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency