Serie B

Zyrtare/ Voca prezantohet tek ekipi kalabrez, firmos deri në 2024

Vjen zyrtarizimi i kalimit të Idriz Vocës te Cosenza. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës qëndronte pushim prej verës së vitit të kaluar. Voca i dha fund aventurës me Ankaragucu, ekip me të cilin luajti 26 ndeshje në elitën e futbollit turk.

24-vjeçari i lindur në Zvicër, autor i 15 ndeshjeve me Kosovën dhe 3 takimeve me Shqipërinë U21, ka firmosur deri në verën e vitit 2024 me klubin kalabrez. Cosenza renditet në vend të 17-të me 16 pikë dhe po lufton për të qëndruar në kategori.

Ndeshja e radhës luhet përballë Cittadella të dielën në transfertë. Voca do të grumbullohet nga trajneri Roberto Occhiuzzi, dhe është gati për të debutuar me skuadrën e re.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency