Zyrtarizimi i ten Hag në krye të “Djajve të Kuq” pas së dielës, ja arsyeja
Trajneri aktual i Ajaxit të Amsterdamit, Erik ten Hag, është shumë prag zyrtarizimit si trajner i Manchester United. Nga klubi anglez thonë se nuk është bërë asnjë marrëveshje, por burime në Holandë sugjerojnë se në parim palët janë dakord për gjithçka.
Holandezi, 52 vjeç, do të zëvendësojë Ralf Rangnick, i cili u emërua menaxher i përkohshëm në nëntor pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. Trajneri i Paris St-Germain, ish i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka qenë për një kohë të gjatë kandidati tjetër kryesor.
Konfirmimi zyrtar i emërimit të Ten Hag në krye të “Djajve të Kuq” nuk pritet përpara finales së Kupës së Holandës mes Ajaxit dhe PSV Eindhovenit, që do të zhvillohet të dielën.
Ajax kryeson Eredivisien me katër pikë më shumë se PSV-ja. “Harkëtarët” synojnë suksesin e tretë radhazi në kampionat nën drejtimin e Ten Hag.



