Kategoria Superiore

Zyrtarizohet pasi debutoi, Egnatia firmos me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë

Egnatia ka prezantuar afrimin e radhës. Klubi nga Rrogozhina ka bërë revolucion të madh duke ndryshuar plotësisht ekipin krahasuar me sezonin e kaluar.

Henri Joel Doukouo është 19 vjeç dhe bën rolin e sulmuesit. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Egnatian.

Henri u aktivizua në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Partizanin, duke i zënë vendin Redon Mihanës 11 minuta përpara fundit të ndeshjes.

Sot ka ardhur zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i Egnatias, që i uron mirëseardhjen në postimin zyrtar të klubit në rrjetet sociale.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency