Zyrtare, Romelu Lukaku kontratë 5-vjeçare me Chelsea-n
“Mirë se vjen në shtëpi, Romelu Lukaku!” Më këtë mesazh mbi videon që shfaq gjigantin belg kur iu bashkua skuadrës londineze 10 vite më parë, nga Anderlehcti, Chelsea zyrtarizon blerjen e sulmuesit 28-vjeçar nga Interi për shumën 115 milionë euro.
Marrëveshja u arrit disa ditë më parë, me Lukakun që mori fluturimin drejt Londrës dhe pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, hodhi të zezën mbi të bardhë. Lukaku ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me pagë 12 deri 13 milionë euro në vit.
Lukaku largohet nga Inter pas dy sezonesh, gjatë së cilave ka luajtur në 72 ndeshje dhe ka shënuar 47 gola. Sezonin e fundit ishte pika kyçe që udhëhoqi zikaltrit drejt titullit kampion.
Lukaku kthehet pas tetë vitesh te Chelsea, por gjatë periudhës 2012-2014, edhe pse ishtë në pronësi të bluve të Londrës, luajti në formë huazimi tek West Bromwich dhe Evertoni, para se Toffees ta blinin përfundimisht kartonin e tij, për t’ia shitur tri sezone më vonë (2017) Manchester United. Historia më pas dihet, pas dy sezonesh te “Djajtë e Kuq”, gjiganti bleg u transferua tek Inter për të kthyer titullin kampion pas 11 vitesh.
https://twitter.com/i/status/1425864662881558531



