Kategoria Superiore

Demi: Ndeshja nuk më pëlqeu, për merkaton pyesni Ramën

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi u ndal para mikrofonit të Supersport, në përfundim të takimit mes “të kuqve” dhe Kukësit, luajtur këtë mbrëmje në “Selman Stërmasi”.

Numri 1 i kryeqytetasve e shprehu hapur mospëlqimin e tij për ndeshjen e sotme, por pranoi se barazimi ishte një rezultat i mirë për mënyrën se si rrodhi loja.

“Për mënyrën se si rrodhi loja, jam i kënaqur me barazimin. Gjithsesi ishte një ndeshje që nuk më pëlqeu aspak. Sa i përket merkatos, duhet të flisni me stafin teknik, që merret me këtë punë”, deklaroi Gazmend Demi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency