Di Francesco luan shansin e fundit: Koha të bëj vlerësimet e mia
“Që nga ky moment do të bëj vlerësimet e mia mbi individë të caktuar”, tha tekniku i Romës Eusebio Di Francesco, duke dhënë një mesazh të qartë që ndihet jo vetëm i zhgënjyer pas asaj disfate në Champions ndaj Viktoria Plzen, por edhe i tradhtuar nga lojtarët e tij, që edhe njëherë tjetër kanë reaguar ndaj stimujve të tij.
Gjithsesi ndeshje të tilla nevojiten edhe për të krijuar një farë refleksioni personal. Në këtë mënyrë tashmë hapi i radhës nga ana e teknikut 49-vjeçar është gjetja e një rezultati pozitiv në kampionat, siç është takimi me Genoan, ditën e diel, që sipas spekulimeve mediatike, në rast të një disafte mund të përkojë të jetë i fundit për të në stolin e verdhekuqve. Është qartësisht e kuptueshme, citohet ai, se mungojnë karakteristika domethënëse, duke iu referuar pikërisht personalitetit dhe sjelljes në organikë.
“Është diçka që nuk mund ta pranoj. Mundet që dikush të më japi edhe të dhëna jo shumë ta qarta në stërvitje, por gjatë një takimi është lehtësisht e kuptueshme kush disponon kualitetin e duhur dhe kush jo. Nuk do doja të përmendja emra të përveçëm edhe nëse më pyesni për Schick apo Pastoren. Dua ta shpërndaj bisedën, por është e vërtetë se jemi në një moment të vështirë dhe hasim vështirësi në mbrojtje sikundër dhe lëmë shumë hapësira”, deklaroi trajneri i verdhekuqve.
Sidoqoftë Di Francesko nuk ka ndërmend të dorëzohet duke luftuar deri në fund. Nervozizmi është i dukshëm, por ai kërkon mbështetjen e drejtuesve, edhe pse ajo e lojtarëve tashmë mungon në drejtim të tij.
“Është momenti më i shëmtuar që po përjetojmë, që kur kam marrë drejtimin e Romës. Më duhet të gjej një zgjidhje për këtë situatë dhe kapërcimin e saj. Por është lehtësisht e kuptueshme që duhet ta nisim nga brenda skuadrës, sepse në fund të fundit jemi të gjithë përgjegjës. Të gjithë pa përjashtim”, deklaroi Di Francesco.



