Futboll

Garë dyshe për Pochettinon, e duan dy super klube!

Sipas të përditshmes angleze The Guardian drejtuesit e Realit të Madridit janë duke menduar për shkarkimin e teknikut të përkohshëm Santiago Solari pas humbjes historike 3-0 në shtëpi ndaj CSKA-së së Moskës mbrëmjen e së mërkurës në Champions League.

Në këtë panoramë të re është pikërisht emri i Mauricio Pochettinos që lakohet si trajneri i ri për stolin e Real  Madridit, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit. Pochettino ka treguar se ka arritur ta kthejë ekipin e  Totenham në një prej pretendentëve për titullin në Premier League gjatë qëndrimit të tij në stolin e Spurs-ave. Gjithsesi, nga ana tjetër në lojë për shërbimet  e tij janë edhe Djajtë e Kuq të Manchester United, të cilët projektojnë tek ai njeriun ideal për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm në ecurinë e klubit anglez.

Në këtë kontekst amplifikohet gara për shërbimet e tij. Në rast të mos kualifkimit në Champsions edicionin e ardhshëm të Manchester United, shkarkimi i Jose Mourinhos është i paevitueshëm dhe tashmë drejtuesit e United janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë paund për të ulur në stolin e tyre argjentinasin e  klubit rival. Mauricio Pochettino ishte zgjedhja e parë për të zëvendësuar Louis Van Gaal në vitin 2016-të. Këtë herë 46-vjeçari mund të joshet për të marrë drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në botë çka do të sillte një klimë të re në organikën e Djajve të Kuq me lojtarë si Paul Pogba dhe Romelu Lukaku që do ta mirëprisnin një ndryshim të tillë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency