Futboll

Tahiraj: Askush si unë, nuk e kuptoj pse Panucci nuk më grumbullon!

Françesko Tahiraj, talenti vlonjat i cili luan me Aluminij në kampionat slloven është një nga të rinjtë shqiptarë që po shkëlqen më shumë në këtë sezon. Lojtari i dalë nga akademia e Juventusit në një intervistë për Supersport theksoi se është shumë i kënaqur me ecurinë e deritanishme.

“Jam i lumtur me veten dhe ecurinë time në Slloveni. Renditem i dyti në listën e golashënuesve dhe normalisht që kjo më kënaq.” 

22-vjeçari i cili te Aluminij luan si sulmues krahu ose si sulmues i dytë theksoi se në drejtim të tij kanë mbrritur shumë oferta dhe ndoshta që në merkaton e janarit mund të transferohet në një kampionat më të fortë.

“Nuk është kampionat i dobët këtu në Slloveni, të jep mundësi të ecësh përpara. Por duhen bërë ndeshje të mira që të ecësh. Kam shumë oferta nga jashtë Sllovenisë. Nuk ka emra konkrete, por më duan  në Poloni, Zvicër e Kroaci.”

Ëndrra e Tahirajt është që në të ardhmen të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, momentalisht edhe ai vetë nuk e kupton sesi trajneri Panucci nuk e ka grumbulluar ende.

 “Normal që mendjen e kam atje, është ëndërr fëmijërie të luajë. Duke parë se asnjë nuk ka statistika si unë, me 1500 minuta, nëntë gola e 4 asiste, pse jo të mos jem edhe unë. Do ishte një ëndërr e bërë realitet”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency