Serie A

Toro-Juve një derbi që ofron spektakël!

Torino-Juventus nuk është një sfidë dosido, pasi është derbi i një qyteti që futbollin e ka në zemër. Nuk luajnë për të njëjtat objektiva por rivaliteti, futbolli spektakolar dhe përplasjet e ashpra nuk mungojnë asnjëherë në këtë supersfidë.

Sot në mbrëmje në stadiumin Olimpico të Torinos, skuadra Granata pret kampionët në fuqi dhe skuadrën që po dominon futbollin italian në këto 8 vite. Mazzarri përballë Allegrit dhe ky është një duel që nuk duhet humbur.

Ish trajneri i Interit do të kërkojë pikërisht t’i shkaktojë humbjen e parë kolegut të tij bardhezi në këtë sezon të Serie A edhe pse misioni parashikohet shumë i vështirë për Torinon që ndaj rivalëve të përjetshëm ka fituar vetëm 1 herë në 20 vitet e fundit, pikërisht në 2015-ën, me shifrat 2-1 në të njëjtin stadium.

Belotti dhe Iago Falque janë më të motivuar se kurrë për të ndalur Ronaldon me shokë për të rihapur në një farë mënyre edhe kampionatin por pse jo edhe për t’iu afruar zonës Champions, pasi Torino është vetëm 4 pikë larg nga vendi i 4-t.

Cancelo, Bentancur, Cuadrado e Barzagli do të jenë mungesat e sigurta të Juves në këtë derbi, ndërkohë për Torinon Iago Falque është në dyshim por gjasat më të mëdha janë që të luajë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency